Avokati Tomë Gashi ka thënë se policitë e huaja të autorizuara nga Gjykata Speciale kanë kryer arrestimet e liderëve të OVL-UÇK’së.
“Kam folur dy herë me Nasimin dhe një herë me Gucatin pas arrestimit. Procedurat janë kryer me një aksion të policisë. Kemi menduar se janë të EULEX’it, por tash po na del se janë katër polici në Kosovë. Vendimi për arrestimin e tyre na është treguar. Ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër. Nasimi ka qenë shumë i zëshëm. Para se të futej në emision është arrestuar ka qenë një kërkesë e tij që të mos arrestohet nga policia e Eulexi’t. Por tash na doli se është një polici krejt tjetër”, ka thënë ai në Pressing në T7 .
“Gjatë asaj dite ka qëndruar në Prishtinë dhe me veturë është dërguar në aeroport me një aeroplan special janë dërguar në Hagë”, shtoi Gashi.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...