Belgjika ka ndryshuar masat e Covid19, pas ndryshimit të shifrave karshi situatës epidemiologjike.
Personat që kanë vetëm shtetësi belge (jo dhe të Kosovës) tani mund të udhëtojnë në Kosovë nga aeroportet e Belgjikës pa pasur nevojë që të dëshmojnë me dokument të vlefshëm që posedojnë shtetësinë e Kosovës.
Të gjithë personat që kthehen nga Kosova në Belgjikë, 48 orë para kthimit duhet të plotësojnë formularin obligativ.
Vetë-izolimi 7 ditor dhe testi për COVID-19 pas kthimit në Belgjikë është i obligueshëm.
Udhëtimet jo-esenciale nga vendet që janë kategorizuar si “Zona të Kuqe” për shkak të COVID-19 (edhe Kosova është ende Zonë e Kuqe) drejt Belgjikës janë të ndaluara.
Megjithatë, kjo ndalesë nuk aplikohet për shtetasit e shteteve të BE-së dhe zonës Schengen si dhe për shtetasit e vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi valide ose vizë D valide nga një shtet i zonës Schengen.
Udhëzime të tjera mbi udhëtimet nga vende të tjera në Belgjikë dhe nga Belgjika në vende të tjera, duke përfshirë edhe Kosovën.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur