Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi.
Në takim ministrja theksoi që të gjitha sferat janë prekur nga pandemia e këtu nuk bën përjashtim as sektori i gastronomisë, si ndër sektorët më të prekur.
Përfaqësuesit e Shoqatës kërkuan heqjen e kufizimit të muzikës si dhe ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova.
Ministrja Dumoshi shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale. Pasurimi i trashëgimisë shpirtërore me pjatat dhe ushqimet vendore tradicionale do të jetë një çështje shumë me rëndësi, raporton arbresh.info.
“Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjëra në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, theksoi ministrja.
Në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale.
Ministrja shpalosi në takim idenë për digjitalizimin e pikave referuese të ushqimit ku do të identifikohen zonat e Kosovës për çka prodhojnë në fushën e ushqimit si dhe mundësinë e përkrahjes së shoqatës në ndërlidhje me objektivat programore të MKRS-së.
Organizimi i festivaleve të ushqimeve tradicionale që ka Kosova ishte një pikë tjetër e diskutimit të këtij takimi.
Promovimi i Kosovës dhe vënia e saj në hartën turistike evropiane është synim i MKRS-së./arbresh.info/
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...