Është raportuar për raste të reja me COVID-19 në dy shkolla të Prishtinës. Bëhet fjalë për shkollën “Hasan Prishtina” dhe “Nexhmi Mustafa”.
Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, i ka thënë KOHËS, se në shkollën “Hasan Prishtina” do të mbyllet një klasë. Sipas saj, nxënësit dhe mësimdhënësit do të testohen për COVID-19 ndërkaq mësimi do të vijojë sipas planit C.
Shala tutje ka thënë se edhe në shkollën “Nexhmi Mustafa” janë konfirmuar raste të reja. Ndërkaq për vendimin se shkollat të mbyllen, ajo ka thënë se është duke u shqyrtuar.
Sipas saj, në Prishtinë janë katër shkolla me të njëjtin emër dhe është e palogjikshme të mbyllen edhe ato në të cilat nuk janë konfirmuar raste.
“Është për shembull shkolla ‘Nexhmi Mustafa’ në Prugovc e cila deri tash ka qenë në rinovim dhe nuk ka raste të reja, prandaj edhe nuk ka logjikë të mbyllet”, ka thënë ajo.
Shala tutje ka konfirmuar se shkollat tjera në kryeqytet do të vazhdojnë procesin mësimor ashtu siç ka qenë e planifikuar nga fillimi.
Sot gjatë ditës është raportuar se katër mësimdhënës në shkollën “Faik Konica” janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, e nxënësit e kësaj shkolle mësimin do ta vijojnë online.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...