Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, do të ligjërojë në njërin prej universiteteve më prestigjioze në botë, në të cilin edhe ka kryer studimet.
Abazoviq ka bërë të ditur se do të ligjërojë për studentët e Shkollës së Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike(LSE).
“Është një nder i madh që të jem një mysafir në Universitetin tim prestigjioz”, ka thënë ai.
“Vetëm me edukim dhe këmbimin e ideve mund të ndryshojmë botën për të mirë. Është një privilegj special kur e di se puna dhe energjia jote janë njohur nga më të mirët. LSE është, kur vjen puna tek shkencat sociale, në vitin 2020, një ndër universitetet më të mira në botë dhe Britani të Madhe, menjëherë pas Oksfordit dhe Kambrixhit”, shtoi ai.
Poštovani prijatelji, Velika mi je čast što ću sjutra, na poziv profesora, imati priliku da budem gost prestižnog…
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira