Ka përfunduar pa gola derbi mes Gjilani-t dhe Ballkani-t, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Të dy skuadrat kanë pasur disa raste mjaftë të mira, por nuk i konkretizuan, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Blend Baftiu në minutën e 17-të që u gjend i lirë në zonë, por e goditi keq topin duke e dërguar jashtë portës.

Gjatë pjesës së parë edhe Daku kishte disa mundësi, por nuk ia doli të realizojë.
Kurse, në pjesën e dytë skuadra vendase ishte më kërkuese, por portieri Haxhihamza gjithmonë u gjend në vendin e duhur duke i ndaluar të gjitha gjuajtjet.
Pas këtij barazimi, Ballkani renditët në pozitën e dytë me shtatë pikë, kurse Gjilani në të gjashtën me katër sosh./arbresh.info.
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...