U konfirmuan 141 raste të reja me Covid-19 nga 1,559 teste në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Një pacient nga Shkupi vdiq në moshën 79 vjeç. Poashtu janë regjistruar 94 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i diagnostifikuarve me coronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë është 17,483, numri i pacientëve të shëruarve është 14,516, numri i vdekjeve është 722, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2,245.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Shkup është 650, në Kumanovë 183, në Tetovë 166, në Strumicë 147, në Koçan 139, në Prilep 123, në Gostivar 108.
Deri më tani gjithsej 184,097 teste për Covid-19 janë kryer në vend./telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim