Rey Manaj pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë deri në fund të afatit kalimtar, Barcelona po kërkon blerës për yllin shqiptar.
Manaj ka dy oferta para vetës, pasi ai kërkohet në kampionatin turk dhe atë grek.
Kasimpasa është skuadra që ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar dhe dëshiron afrimin e tij.
Në anën tjetër është skuadra e madhe greke PAOK që gjithashtu po interesohet për të.
I sigurt është largimi i tij nga Barça, por katalunasit duan ta shesin përfundimisht shqiptarin dhe jo ta huazojnë.
Barcelona kishte shpenzuar 700 mijë euro për transferimin e tij, ndërsa tani kërkojnë dyfishin e kësaj shume për ta lënë të lirë.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Manajt, i cili është bindur për tu larguar nga Barcelona, pasi nuk ka arritur të bëhet lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë. /Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...