Ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Graiçevci, ka pritur në zyrën e tij, holandezin, Christiaan Mensinga, i cili është person me nevoja të veçanta, dhe çdo vit bën me qindra kilometra në Holandë me karrocën e tij.
Ambasadori Graiçevci, tha se angazhimi i tij i veçantë humanitar ka frymëzuar qytetarët dhe autoritetet holandeze për ta ndihmuar Kosovën.
Shembull i tij unik bamirës, sipas ambasadorit, është pasqyruar në shumë media holandeze.
“Ky është holandezi Christiaan Mensinga. Ai është njeri me trup të lënduar, por me zemër të fortë dhe të madhe. Christiaani, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit”, ka shkruar Greiçevci./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira