Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, është betuar për një mandat të gjashtë, gjatë një ceremonie të papritur, pavarësisht protestave masive kundër tij.
Agjencia zyrtare e lajmeve BelTA raportoi se “disa qindra” zyrtarë të lartë ishin ftuar në ceremoninë e 23 shtatorit, megjithëse nuk njoftoi se kush ose sa prej tyre morën pjesë.
Belta tha se Lukashenka vuri dorën e djathtë mbi kushtetutën dhe u betua.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi më pas i paraqiti atij certifikatën e Presidentit të Republikës së Bjellorusisë, shtoi ajo.
Lukashenka përballet me sfidën më të madhe të qeverisjes së tij 26-vjeçare mes protestave të pashembullta mbarëkombëtare kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që i dhanë atij një mandat të gjashtë, pesë-vjeçar.
Protestuesit bjellorusë i kanë bërë thirrje Lukashenkas të tërhiqet dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të tij.
Lideri 66-vjeçar i është përgjigjur protestave paqësore me arrestime të dhunshme dhe ekzistojnë pretendime për tortura ndaj të ndaluarve.
Liderja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të mbajtur një inaugurim do të ishte “e paligjshme”./REL/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan