Një turbullirë nga Italia gradualisht po shtrihet mbi rajonin tonë. Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se vende-vende priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e mërkurë pritet të fryjë erë me hove deri në 15m/s.
Sipas PW, nga dita e premte një ciklon i fuqishëm që do të zhvillohet në gjirin e Gjenovës mbi Italinë veriore, do të depërtojë mbi rajonin tonë në fundjavë, ku pritet të sjellë reshje më të konsiderueshme shiu.
Me kalimin e këtij cikloni mbi vendin tonë do të shtrihen masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, të cilat zbresin temperaturat ndjeshëm edhe nën vlera mesatare, thekson PW.
Parashikimi për 23 dhe 24 shtator:
23.9.2020 – Jo shumë ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 10 deri 17C. Do të fryj erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-10m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 4.
24.09.2020 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite dhe pasdites mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 27C, e në vise malore 9C deri 17C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 5.

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...