Atletico Madrid-i ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Jose Maria Gimenez ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Uruguaiani është izoluar dhe do qëndrojë në karantinë derisa të shërohet, kurse skuadra e Atletico-s do stërvitet individualisht, transmeton portali arbresh.info.
Atletico e ka konfirmuar se Gimenez është prekur nga Covid-19, përmes një komunikate.
Nuestro jugador, @JoseMaGimenez13, ha dado positivo por Covid en las últimas pruebas realizadas ayer; se encuentra aislado y cumpliendo la correspondiente cuarentena en su domicilio.
➡ https://t.co/axxA2RzwNL— Atlético de Madrid (@Atleti) September 22, 2020
Ndërkohë, lojtari vazhdon të kërkohet nga Manchester City, derisa “Los Rijoblancos” nuk kanë pranuar ta lejojnë të largohet nëse nuk i paguhet klauzola e 120 milionë eurove.
Kontrata momentale 25-vjeçarit i skadon në vitin 2023./arbresh.info
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...