Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit, kanë mbajtur një takim me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, pas të cilit kanë vendosur ta anulonin protestën e paraparë për 23 shtator.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga kjo shoqatë.
“Duke u bazuar ne zotimet e ministrit Besian Mustafa se janë duke vepruar si qeveri se shumë shpejt ky problem te zgjidhet, po ashtu drejtori i qumështores “Vita”, duke u bazuar ne premtimet e Qeverisë e anuloi vendimin me te cilin të hënën më 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit te qumështit si nga fermerët, ashtu nga pikat grumbulluese.
Vendimi për pranimin e qumështit do te zgjatet deri më 01.10.2020 me mundësi te rishqyrtimit te këtij vendimi nëse Qeveria ndëmerr hapa konkretë”, thekson komunikata.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...