Jackie Stallone, astrologia e famshme njëherit nëna e aktorit të madh, Sylvester Stallone, ka vdekur në moshën 98 vjeç.
Lajmi u bë i ditur të hënën në mbrëmjen e (21 shtatorit) nga vëllai i vogël i Sylvester Stallone, aktori Frank Stallone, shkruan “The Independent” transmeton portali arbresh.info

“Ajo ishte një grua e shquar, punonte çdo ditë, ishte e patrembur,” shkroi ai, në një postim në Facebook. “Ajo vdiq në gjumë ashtu siç kishte dashur gjithmonë. Ishte e vështirë të mos e pëlqesh atë, ajo ishte një person shumë i çuditshëm dhe i shkëlqyeshëm- përfundoi ai.
Në vitet 1980, ajo ishte e njohur gjithashtu për paraqitjet e saj në programin e mundjes TV GLOW: Zonjat e mrekullueshme të mundjes, serial ky i cili më vonë u adaptua në serinë GLOW të Netflix. /arbresh.info/
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin