Ylli i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic beson se nëse do ishte 20-vjeçar do shënonte edhe dy gola të tjerë në përballjen ndaj Bologna-s.
Suedezi dje ishte ylli i ndeshjes duke shënuar të dy golat, të cilët i arkëtuan tri pikë “Rosonerëve”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ibrahimovic beson se nëse do ishte më i ri do arrinte të shënonte edhe dy gola të tjerë.
“Jam në formë të mirë, jam duke punuar për ndeshjen e dytë të sezonit. Fituam dhe mund të shënoja më shumë. Nëse do isha 20-vjeçar do shënoja edhe dy të tjerë”.

“Objektivi është të bëjmë më shumë se sezonin e kaluar. Lojtarët e rinj janë duke punuar shumë, dëgjojnë, kanë disiplinë dhe pas gjashtë muajve ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë që t’ia dalin mirë, të qëndrojnë të koncentruar çdo ditë”.
“Këtë vit duhet të kujdesemi vetëm për një ndeshje, të luajmë më besim dhe ta trajtojmë çdo ndeshje si finale”, deklaroi ai.
AC Milan-i momentalisht renditët në pozitën e katër me tri pikë, kurse edicionin e ardhshëm është mysafirë i Crotone-s./arbresh.info.
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën