Sot në Prishtinë do të qëndrojë i dërguari Special i presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ambasadori Grenell në Kosovë do të jetë bashkë me shefin e Korporatës Amerikane për Investim dhe Zhvillim, Adam Boehler.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është shumë i gëzuar që sot do t’i presë dy zyrtarët e lartë amerikanë në Kosovë dhe thotë se kjo vizitë është shumë e veçantë.
Hoti përmes profilit të tij zyrtar në Twitter ka potencuar se një vizitë e tillë do të çojë në forcimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-Amerikë.
“I lumtur që Richard Grenell e Adam Boehler do të qëndrojnë në Kosovë bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të çojë edhe më tej forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti.
Delighted that @RichardGrenell, Chief Executive Officer @AdamUSDFC and a high US Government delegation will visit Kosovo today. This visit is a very special one and it will go a long way in further cementing Kosovo-USA friendship.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 21, 2020
Grenell dhe Boehler do të qëndrojnë në Kosovë me qëllim të fillimit të implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara më 4 shtator në Washington.
Ata do të vizitojnë edhe Serbinë dhe Izraelin.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...