Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se bashkë me deputetin Kujtim Shala kanë shkuar 10-15 herë për të folur me deputetët e PDK’së, për t’ia votuar ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Memli Krasniqi i PDK’së thotë se “kjo nuk është e vërtetë”.
Drejtuesi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi bashkë me Kujtim Shalën, thonë se kanë kërkuar nga deputetët e opozitës, konkretisht të PDK’së, që ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë Covid 19.
Krasniqi thotë se nëse vinë dy ose tri herë deputetët e pozitës, i bie se nuk e kanë pasur për t’i bindur.
“Me ardhë dy-tri herë, ajo është me la gojën”.
“Nuk jam i sigurt që këta po duan me kalu ligjin. Ndoshta kanë arsye tjera. As ‘V’ prej vullnetit nuk ka për me i kalu ligjet e Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi.
“Edhe mos me i pas numrat, edhe me pas arrogancë…”
Ndërkaq, Gashi ka thënë se kjo gjuhë e Krasniqit është e ashpër, për shkak se është deputet i opozitës dhe “i takon”.
“Unë e di që Krasniqi i takon me folë ma ashpër. Por besoj, ai e di për cka po flasim. Unë mendoj që duhet të kalohet ky ligj”, ka thënë Gashi.
Krasniqi më pas i ka kujtuar Gashit planin për rimëkëmbje ekononike të dorëzuar në Kuvend nga PDK’ja në prill të këtij viti.
“Jam duke folur për iniciativën ë PDK’së që është e barazvlefshme me projektligjin tuaj, bile është me e vjetër, se prej 7 prillit kemi kërkuar”, ka thënë Krasniqi.
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro
Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe