Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.
Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votimin në seancën e radhës janë: Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.
Deputetët e VV-së kanë abstenuar karshi, këtij raporti. Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se është e habitur që VV-ja nuk e votoi këtë raport. Përderisa Fjolla Ujkani deputete e VV-së, ka thënë se duhet të vijë zv.kryeministri Driton Selmanaj të raportojë në komision për takimin në Washington se pse nuk janë diskutuar çështja e të pagjeturve.
“Ne kemi ftuar që Selmanaj të ftohet në raportim në lidhjen me çështjen e të pagjeturve dhe shkuarjen e delegacionit kosovar në Washintgon dhe pse nuk janë përmendur këto çështje”.

Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit