Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times” të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave t institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest.
Më shumë se 50 persona u arrestuan gjatë protestës që u zhvillua në New York të SHBA-së për mbylljen e Zyrës amerikane të Emigracionit dhe Doganës (ICE).
Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times” që ndodhet në një prej zonave më të frekuentuara të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave të institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest.
Disa nga pjesëmarrësit në protestën që filloi në orët e para të mëngjesit u përballën me policinë dhe u arrestuan të paktën 50 persona.
Grupi në SHBA i cili u mblodh nën emërtimin “Mbyll ICE-në” edhe më parë ka zhvilluar protesta që kritikojnë arrestimin e emigrantëve pa dokumente dhe politikat për ndarjen e fëmijëve nga familjet emigrante./AA/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...