Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë punë në Dibër ku ka vlerësuar disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare.
Kreu i Shtetit ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Qerim Sulën (pas vdekjes) dhe zonjën Liri Jushi (Rasha), ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Sherif Dervishin dhe Xhelal Cerpjen (pas vdekjes) zotin Shaban Mziu, zonjën Sajhe Poleshi, zotin Xhelil Ymeraj, zotin Lutfi Ndreu dhe zotin Halil Rama.
Kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës dekoroi artistët zotin Neshat Ndreu dhe zotin Agim Cani.
Në takimin e zhvilluar në fshatin e Zall-Dardhës, Meta shoqërohej nga kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj dhe nga prefekti i këtij qarku, Nexhbedin Shehu. Gjatë zhvillimit të një ansambli muzikor ai ka bërë edhe shpërndarjen e dekoratave./tch/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira