Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se Prishtina është e detyruar të zbatojë marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ajo u zotua “me mirëbesim” në 2013, duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.
Sipas tij, i takon palës kosovare të thotë se si do ta zbatojë atë.
“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe është e vlefshme. Për më tepër, ajo është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës. Kosova ka bërë kështu një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. U takon atyre të thonë se si do ta zbatojnë atë,” tha Stano për Tanjug.
Stano ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është i përfshirë edhe në marrëveshjen përfundimtare. /Lajmi.net/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim