Ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit.
Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi Veliu.
Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit.

Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...