Qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, shpreson që të jetë në gjendje të mirë për edicionin 2020/21, kurse nuk ka folur për transferimn e Luis Suarez-it.
Mbrojtësi edicionin e kaluar këputi ligamentet, gjë që ndikoi të humbë shumicën e sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Italiani shpreson që kjo të këtë mbaruar dhe do provojë t’i ndihmojë skuadrës.

“Ishte vit i vështirë në nivelin personal, ashtu siç shpresova që koha me lëndimet e mia serioze ka mbaruar”.
“Shpresoj që edicionin e ardhshëm të jem mirë me shëndet në mënyrë që të ndihmoi skuadrën”, deklaroi fillimisht ai.

Ndërsa, i pyetur për raportet me Luis Suarez, i cili pritet të arrijë në Torino si agjent i lirë nga Barcelona.
“Pirlo ishte i qartë në atë, nuk kam komente për të shtuar”, theksoi italiani.
Suarez u dënua me një vit mos pjesëmarrje në lojë, shkaku që kafshoi Chiellini-n në krah gjatë zhvillimit të Kupës së Botës./arbresh.info.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...