Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka paralajmëruar se nëse Bashkimi Evropian nuk stabilizon Ballkanin dhe nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet si forcë gjeopolitike.
Në një intervistë për Financial Times, Borrell ka thënë se Ballkani paraqet një shqetësim për Brukselin.
“Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë e vështirë të konsiderojmë veten një forcë gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha ai.
Borrell tha se Brukseli angazhohet për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por që ka mosmarrëveshje të shumta midis Serbisë dhe Kosovës.
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës