Nga qershori deri më tash janë aprovuar 5 kërkesa për kompensim të viktimave të krimit.
Është një nga veprat penale më të shpeshta që ndodhin në Kosovë. Madje ka raste kur si pasojë e dhunës në familje, viktimat kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërkohë, në Kosovë ekziston një Ligj, ku parashihet që viktimat e këtij lloj krimi të kompensohen.
Por, ani pse Ligjit për Kompensim të Viktimave të Krimit, ka të paktën 3 vjet që ka hyrë në fuqi deri me tani, vetëm 30 raste janë kompensuar.
Kështu pohon menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Basri Kastrati.
Vendimin për vlerën e kompensimit e merr Komisioni për Kompensim që operon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky organ përbëhet nga 7 anëtar.
Por, pakënaqësi për procesin e kompensimit shpreh institucioni i Avokatit të Popullit.
Jashari e sheh të domosdoshme shtimin e listës së veprave penale që kompensohen.
Po ashtu kërkon edhe thjeshtësimin e procedurave që ndjekin viktimat deri në kompensim.
Në këtë ligj po punon grupi punues, ku parashihet ndryshimi i Ligjit e synohet shtimi i veprave penale të kompensueshme./T7
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit