Kevin de Bruyne ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messin.
Gjatë muajit të kaluar, Lionel Messi lidhej ngushtë me një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester City.
Një transferim i tillë dështoi, me argjentinasin që tashmë do të vazhdojë në ‘Camp Nou’.
Lidhur me këtë është pyetur Kevin de Bruyne, i cili ka thënë se nuk interesohet shumë për këtë temë.
“Vërtetë nuk më intereson. Jo, vërtetë. Nëse ai do të vinte do të na kishte ndihmuar, për mua është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë KDB, transmeton lajmi.net.
“Por, unë kurrë nuk interesohem se kush vjen dhe çfarë mund të ndodh”, shtoi belgu.
KDB këtë sezon do të synojë titullin e kampionit me Manchester City, pasi e humbën atë nga Liverpool.
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...