Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur dështim paraqitjen e delegacionit kosovarë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Veseli ka thënë se në SHBA, Kosova e ka humbur mundësinë që të arrihet marrëveshja përfundimtare.
“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin e PDK’së, ne mendojmë që është shans i humbur takimi në Uashington pra në Shtëpinë e Bardhë. Në kulmin e politikës botërore ku ka pasur shans të jetë delegacioni jonë, është pritur shumë gjatë nga qytetarët, ka qenë edhe një shpresë që një proces i dhimbshëm do të përfundonte dhe do të kishte një epilog i cili do të ishte pozitiv. Dhe do të kishim marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendeve. Ne mendojmë se është dështim i delegacionit tonë, kishim një zmbrapsje, kishim një befasi të pakëndshëm”, tha ai në Kanal 10.
Veseli ka thënë se në dokumentet e nënshkruara po flitet për resurset e Kosovës, dhe jo për njohje.
“Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen”, shtoi ai.
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...