OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave të tjerë banues në Tepelene dhe Gjirokastër, të dënuar për rrëmbim personi dhe trafik narkotikësh.
Më konkretisht shtetasit e vënë në shenjester të operacionit Forca e Ligjit janë:
-Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;
-Leonard Koci., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Bejeko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
-Idris Selimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...