Bosi i Cosa Nostra i ka kafshuar gishtin e vogël një polici dhe e ka gëlltitur atë. Akti është bërë nga Giuseppe Fanara, bosi i Cosa Nostra, i burgosur në qelitë “41 bis” në burgun Rebibbia në Romë, pas një dënimi të përjetshëm.
Si ndodhi ngjarja?
Më 17 qershor, gjatë një kontrolli brenda qelisë së tij, Fanara humbi toruan dhe sulmoi shtatë oficerë të policisë së burgut.
Fanara dyshohet se sulmoi njërin prej policëve, e kapi për qafë dhe e rrëzoi përtokë.
Mendohet se në këtë moment ai i ka kafshuar gishtin e vogël të dorës së tij të djathtë, i cili nuk është gjetur akoma.
Kjo është arsyeja pse hetuesit mendojnë se gishti është gëlltitur nga Fanara.
Fanara më pas u përpoq të frikësonte policinë edhe me fjalë: Unë ju ther si derra!
U deshën disa orë që oficerët të mund ta qetësonin atë.
Ky episod i kushtoi Fanaras një masë të re parandaluese për rezistencën dhe dëmtimet e rënda.
Tani ai është transferuar në Sassari në një burg të sigurisë maksimale./tetovasot/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...