Edhe pse muajt e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e përballoi pandeminë e koronavirusit, OBSH lëshon një tjetër deklaratë të kritikueshme, që të paktën nuk shkon me momentin që po përballet bota për shkak të Sars-Covid-2.
Gjatë një deklarate për shtyp nga Gjeneva, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të godasë botën dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qeverive që të shtojnë investimet në shëndetit publik.
“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Pa një sistem shëndetësor të shëndoshë vendet nuk mund t’i përgjigjen si duhet pandemive”, u shpreh Ghebreyesus.
“Historia ka tregua se pandemitë janë pjesë e jetës. Por kur të vijë e radhës, bota duhet të jetë gati më shumë se kësaj here”, përfundoi ai./epokaere/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...