Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do testohet nesër për gjuhen italiane, derisa dëshiron të transferohet të Juventus-i.
Uruguaiani duhet të këtë pasaportën italiane në mënyrë që të jetë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Ai është në pozitë për të fituar pasaportën sepse gruaja e tij është italiane, mirëpo një herë duhet të kryejë testin e gjuhës.
Sipas Mundo Deportivo, kjo do bëhet nesër në Barcelonë.

Në të njëjtën kohë, Suarez është duke negociuar me Barcelonën që të ndërprejë kontratën.
Suarez ka edhe një vit të mbetur me klubin blaugranas, mirëpo nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman, andaj ka arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”.
Lojtari do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër me vlerë 10 milionë euro për sezon./arbresh.info.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...