Tajfuni ”Haishen” shkaktoi sot shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme në Japoninë Jugore, ndërsa po afrohet pranë ishullit Kyushu.
Rreth 1,67 milionë banorë në Kyushu, përfshirë 730 000 në qytetin e Kumamoto, u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas transmetuesit NHK, pasi meteorologët paralajmëruan për përmbytje, erëra të forta, shira të rrëmbyer dhe dallgë gjigante.
”Stuhia bëri që linjat ajrore të anulonin 555 fluturime për nesër, pas anulimit të 557 fluturimeve sot”, njoftoi NHK.
Shumë shërbime të trenave në rajon u pezulluan përkohësisht.
Gati 40 000 familje mbetën pa energji elektrike në Kyushu dhe ishullin Okinawa.
”Haishen’, tajfuni i dytë në një javë që godet Japoninë jugore, është një stuhi potencialisht rekord./ATSH/
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...