Kombëtarja e Portugalisë ka dhuruar spektakël ndaj Kroacisë.
Pritej që mungesa e Cristiano Ronaldos te Portugalia të vërehej, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan lajmi.net.
Portugalia mposhti me rezultatin 4:1 kombëtaren e Kroacisë, e cila dukej inferiore në këtë ndeshje.
Goli i parë i këtij takimi erdhi nga mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo, i cili me të majtën e tij shënoi një super gol (41’).
Në pjesën e dytë, ylli i Wolverhampton Wanderers, Diogo Jota, shënoi për 2:0, atëherë kur luhej minuta e 58’.
20 minuta para fundit të takimit, Portugalia shënoi edhe një herë me anë të Joao Felix, për rezultatin 3:0
Rezultati final u vendos nga Petkovic dhe Andre Silva. Në minutën e 91′ kroati shënoi për 3:1, kurse në minutën e 94′, Silva shënoi për 4:1.
Me këtë fitore, Portugalia merr kreun e tabelës, me tri pikë, aq sa ka edhe Franca që sonte fitoi 0:1.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira