Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se marrëveshjet e nënshkruara në SHBA janë historike dhe shtoi se momentalisht domethënia e saj nuk mund “të kuptohet plotësisht”.
Për televizionin serb “TV Prva”, ajo tha se marrëveshja ishte e mirë për të dyja palët, një “fitore për Beogradin dhe Prishtinën”, megjithëse, sipas saj, delegacioni i Prishtinës ishte nën presion për të nënshkruar.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi nënshkruar një marrëveshje normalizimi me Prishtinën, e cila është e garantuar nga Shtetet e Bashkuara”.
Kryeministrja serbe shtoi se “pika 10”, e cila pretendohet se parashikonte njohje të ndërsjellë, ishte një “surprizë” dhe tregoi se Vuçiq iu tha qartë bashkëbiseduesve të tij në Shtëpinë e Bardhë që për delegacionin serb përbënte një “vijë të kuqe”.
Kryeministrja vlerësoi se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës do të sjellë më shumë punë, paga më të mira dhe se marrëveshja është “një mënyrë krijuese për të parë të ardhmen pa njohur të ashtuquajturën Republikë të Kosovës”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...