Federata e Futbollit të Greqisë ka njoftuar se rezultatet e testeve për COVID-19, të Kombëtares helene kanë rezultuar të gjithë negativ.
Kostas Tsimikas doli pozitiv me COVID-19 dje pas një testimi të kryer nga UEFA, shkruan “Zeri.info”.
Mbrojtësi i Liverpoolit nuk u paraqit ndaj Sllovenisë pasi ishte i izoluar, derisa ai nuk ka stërvitur as me skuadrën.
Siç dihet nga protokolli shëndetësor i UEFA-së, të gjithë anëtarët e Kombëtares greke iu nënshtruan testimeve për COVID-19.
Misioni i Greqisë nis sot nga ora 13:00, kur nga Ljublana udhëtojnë drejt Prishtinës për ndeshjen ndaj Kosovës të dielën në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e nesërme në “Fadil Vokrri” zhvillohet nga ora 20:45.
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...