Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje kërkoi që të gjithë komunat në Maqedoni të përgatisin çerdhet për mësim i cili do të fillojë nga 9 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prezenca e fëmijëve në çerdhe do të jetë e përgjysmuar kurse ata që do të marrin pjesë në mësim do të kenë protokolle të posaçme për tu ndjekur, siç janë distanca dhe higjiena personale e çdonjërit.
Përndryshe, Ministresha për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpanska kërkoi nga prindërit që mos t’i çojnë fëmijët në çerdhe, nëse nuk ndjehen mirë apo kanë temperaturë.
Qeveria e Maqedonisë edhe një herë do ta fus në qarkullim rregulloren që njëri nga prindërit të rrijë në shtëpi dhe të mungojë nga puna, nëse kanë të paktën një fëmijë nën 10 vjet.
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...