Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 po ashtu me kohën lokale.
Paraprakisht Hoti dhe Vuçiq do të takohen me presidentin Trump, i cili sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas ditës së parë të negociatave në Uashington, Presidenti serb, Vuçiq tha se atij iu paraqit një projekt marrëveshje gjatë takimit, e cila përmendte njohjen reciproke, dhe se ai e refuzoi atë, ndërsa Kryeministri Hoti tha se është bërë progres drejt marrëveshjes përfundimtare./arbresh.info/
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull