Të gjithë ankohen duke thënë që bota është e mbushur me njerëz të këqij, po askush nuk mendon që mund të jetë vetë një i tillë.
Pse ? Sepse zakonisht të gjithë mendojnë që janë e kundërta e të keqes, një shembull i parfumosur i sinqeritetit, integritetit, objektivitetit dhe mbi të gjitha aspak të këqij. Sigurisht që dikush nuk e ka kuptuar që mund të jetë subjekti i ankesave të veta, dhe kjo për një arsye fatkeqe: si mund të ankohesh për të tjerët pa prishur atë dyshimin e lehtë që mund të jesh një prej tyre ?
Testi që po propozoj është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq. Testi përbëhet nga pyetje shumë të thjeshta të cilave duhet të iu përgjigjeni me një PO ose JO.
“Nuk e mbaj mend” vlen një PO. “ Vetëm një herë” vlen një PO. “ Nuk jam dakord që kjo më bën të keq” vlen një PO. Çdo përgjigje që nuk është JO, vlen një PO, jeni një pikë të këqinj.
Qartë ?
Rezultatet
1 pikë – Njeri i keq me raste
Nuk je njeri i keq, por ndonjëherë të ndodh të bësh gjëra të këqija. Ndoshta sepse nuk e e ke mendjen, ndoshta nga dembelizmi apo ndoshta sepse të gjithë rreth teje janë të këqinj dhe ti nuk do të ndahesh nga turma. Sido që të jetë arsyeja, në sytë e atyre që nuk të njohin, je njeri i keq. Kujtohu kur nesër, pasnesër do të ankohesh për sjelljen e keqe te dikujt, ndoshta dhe ai është njeri i keq me raste.
2 pikë- Njeri pak i keq
Në teori nuk je njeri i keq, por sillesh si i tillë. Kjo të bën të ndihesh në faj, por jo mjaftueshëm sa të ndalesh sepse në fund të ditës është më komode të jesh i keq. Duhet të angazhohesh dhe të kesh besim në vete, mund të ia dalësh. Mbi të gjitha mos u anko më për njerëzit e keqinj sepse nuk ke asnjë të drejtë ta bësh.
3 pikë- njeri i keq
Je njeri i keq, i bezdisshëm, pa vend, llafazan, shikon punët e të tjerëve duke qënë i bindur që je qendra e universit. Sipas teje ty të takon çdo gjë, prandaj nëse dikush bën një veprim është i keq, por nëse e bën ti nuk është sepse ti kë të drejtë ta bësh, sepse do marrësh hak nga ndonjë padrejtësi e të kaluarës. Praktikisht je një fëmijë në trupin e një adulti. Kuptohet që je njeri i keq
4 pikë- Njeri shumë shumë i keq, si njeriu i keq (shiko pikën 3), por me qëllim.
Më shumë se 4 pikë
Nuk dua të jem harbute, por të gjitha ato që do të doja të thoja, nuk janë pozitive.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...