Philippe Coutinho edhe zyrtarisht është rikthyer te Barcelona.
Bayern Munich ka konfirmuar se nuk ka ushtruar të drejtën për blerjen e mesfushorit brazilian.
Coutinho sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona, dhe të skuadra gjermane fitoi tre tituj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Përmes një komunikate, Bayern Munich ka falënderuar Coutinhon për angazhimin te bavarezët.
Pas një sezoni me tre tituj, Bayern Munich i thotë faleminderit Philippe Coutinhos”, thuhet në hyrjen e komunikatës së gjermanëve, përcjell lajmi.net.
“Ne duam të falënderojmë shumë Philippe Coutinhon. Me krijimtarinë dhe teknikën e tij të shkëlqyeshme, ai gjallëroi lojën tonë në këtë sezon”, ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge.
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...