Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky i fundit që katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.
Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30 dhe do të vazhdojë edhe nesër.
Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.
Ndryshe, Specialja tash e disa kohë ka intervistuar fytyra eminente të pasluftës në Kosovë, përfshirë presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ndaj të cilëve ka paraqitur edhe një aktakuzë.
Ndërkaq, më herët, nga Specialja është intervistuar dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.60 euro për litë...
Vidhet një motoçikletë nga një lokal në Prishtinë