Ylli i Manchester United-it, Bruno Fernandes i ka kthyer përgjigje trajnerit të Tottenham-it, Jose Mourinho.
Tekniku portugez para disa muajve kishte thënë se Fernandes shënon vetëm nga pika e bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, portugezi ia ka kthyer përgjigje duke thënë se vetëm mesfushori i City-t, Kevin de Bruyne është përfshirë në gola me shumë se ai në Premierë Ligë.

“Dëgjojë njerëz duke thënë ‘ai shënon vetëm nga penalltia’, por para pak kohe, i pashë statistikat dhe duke mos përfshirë penalltitë, vetëm Kevin de Bruyne është më shumë i përfshirë në gola në Angli kur është fjala për mesfushorë”, deklaroi ai.
Fernandes për United-in ka shënuar 12 gola, në pesë ndeshje goli i tij ishte vendimtar duke i siguruar fitoren “Djajve të Kuq”./arbresh.info.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...