Babai i Lionel Messi-t dhe agjenti Jorge kanë arritur në Barcelonë për të diskutuar për të ardhmen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Jorge Messi do takohet me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe pritet të diskutojnë për largimin e argjentinasit, i cili informoi klubin katalunas se ka dëshirë të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, thuhet se Barcelona do t’i ofrojë sulmuesit rinovim të kontratës deri në vitin 2022.
Kur arriti në aeroport, Messi iu tha gazetarëve: ‘Unë nuk di asgjë djem’.

Messi nuk u shfaq në stërvitje dhe në testet e koronavirusit, me kërkesën që t’i lejohet t’i aktivizohet klauzola e largimit si lojtar i lirë.
Mirëpo, Barcelona dhe La Liga janë të një mendimi që klauzola e Messi-t vlen 700 milionë euro, kurse reprezentuesit e argjentinasit nuk mendojnë kështu.
Mbetet të shihet nëse lojtarit do t’i lejohet të largohet dhe destinacioni më i mundshëm shihet Manchester City./arbresh.info.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...