Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini ka bërë ditur se në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka nisur sot shpërndarja e librave falas për nxënësit e klasave 1-7 dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të”, shprehet Shahini.
Skema mbështetëse e librave falas nga buxheti i shtetit prej 800 milionë lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë Shqipërinë, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.
Miratimi në Këshillin e Ministrave i propozimit i MASR për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të u bë më 17 qershor të këtij viti./atsh
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...