Banka Popullore e Maqedonisë vendosi që të ketë anulim të sërishëm të kredive por vetëm për qytetarët që kanë nevojë për të, ndërsa për anulimin e kredive do të vendosin bankat.
Duke marrë parasysh efektet e vazhduara nga kriza e coronavirusi, Banka Popullore mbajti disa mbledhje me Asociacionin Bankar të Maqedonisë në lidhje me anulimin e dytë të kredive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ndryshimet që i solli Këshilli i Bankës Popullore është paraparë se bankat mund që klientëve të tyre t’u ofrojnë edhe për të dytën herë ndryshime anulim të kredive. Qëllimi është që të ndihmohen klientët që janë goditur negativisht nga pandemia e coronavirusit”, thuhet në njoftim.
Ata sqarojnë se anulimin e kredive duhet ta definojnë bankat dhe se pritet që bankat ta të kenë kritere të definuara për anulimin e kredive me qëllim që t’u ndihmohet klientëve.
Anulimi i kredive për qytetarët që janë goditur nga kriza e coronavirusit mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, përkatësisht deri në mars të vitit 2021./
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga