Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.
“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Znj. Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.
Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë./arbresh.info
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2663801330543630
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...