Java e fundit e muajit gusht, falë temperatura të larta është duke u shfrytëzuar masivisht jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të pushuar në brigjet e detit Adriatik.
Që në orët e para të kësaj të diele, një fluks i madh automjetesh “pushtoi” rrugët e bregdetit të Durrësit në zonën e Plepave dhe të Golemit. Ka edhe nga ata të cilët për t’iu shmangur rrallëve të gjata në trafik, zgjodhën të vinë në Durrës me tren. Një pushues nga Kosova thotë se frika nga Covid-19 nuk duhet t’i ndalojë njerëzit për të frekuentuar plazhet.
Dhe pse 30 gushti, në portin e Vlorës anijet turistike të qytetit të Vlorës janë plot me pushues, turistë, vizitorë. Mes shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut gjejmë dhe turistë të huaj, holandezë, polakë, ukrainas e të tjerë. Për këta pushues 30 gushti është vazhdim pushimesh ose vazhdimi i pushimeve. Të gjitha anijet turistike që operojnë në qytet, por dhe mjetet e vogla lundruese si gomone apo skafe kanë qenë plot me pushues.
Sipas pushuesve apo menaxherëve te anijeve turistike, pritshmëritë janë të larta dhe për muajin Shtator. Ditën e sotme ajo çka bie në sy është numri i kosovarëve, të cilët janë ose me familje ose mes miqsh, kanë zgjedhur Vlorës si vend pushimi për bukuritë që ajo ofron. Ndërkohë ditën e sotme nuk kanë munguar maqedonasit, por dhe holandezët./tch/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit