Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar 1647 persona që ende janë të pagjetur.
Veseli, thotë se shtetit serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar, raporton arbresh.info.
Andaj sipas tij, është i pashmangshëm formimi i një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë .
“Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat. Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
21 vite pas përfundimit të luftës, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1647 emra.
Shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar.
Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat.
Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...