Kylie Jenner është ndër personazhet me famë ndërkombëtare më të dashura ndonjëherë.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë që miliona ndjekës të marrin për shembull stilin e jetesës së saj, shkruan portali TMZ transmeton portali arbresh.info
Mogulja e bukurisë është ende një grua beqare, edhe pse disa fotografi që i postoi në Instagram në qytetin e dashurisë Paris me Fai Khadran ngjallën shumë dyshime.
Burime të afërta me Kylie thanë për TMZ se miliarderja nuk është në lidhje me Fai Khadra – pavarësisht thashethemeve ata janë thjesht miq shumë të mirë dhe kanë qenë pjesë e rrethit të vogël shoqëror të njëri-tjetrit gjatë pandemisë.


Burimet e njejta thonë se Kylie dhe Fai gjithashtu bënë një udhëtim në Utah me miqtë në fillim të kësaj vere.
Kylie Jenner aktualisht nuk është në lidhje me askënd, por qëndron në një marrëdhënie pozitive me Travis Scott babain e vajzës Stormi. /arbresh.info/
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri