Gjilani ka humbur me rezultat 0 – 2 ndaj gjigantit nga Qipro, APOEL.
Gjilani zhvilloi ndeshje të mirë, por mysafirët ishin më të rrezikshëm dhe me më eksperiencë në garat evropiane, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, me dy skuadrat që patën raste, por assesi s’ia dolën t’i realizojnë.
Al-Tamari i skuadrës mysafirë në minutën e 78-të humbi rastin e artë, duke dështuar nga pika e bardhë, derisa koha e rregullt përfundoi pa gola.

Në vazhdime, ishte i inkuadruari Efrem që në minutën e 102-të realizoi me kokë pas një aksioni të shpejtë, kurse fitoren e vulosi Ndongala në minutën e 116-të.
Pas kësaj humbje, Gjilani eliminohet nga ndeshjet kualifikuese të Evropa Ligës, derisa APOEL-i kalon në raundin tjetër./arbresh.info.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë