Ministria e Drejtësisë ka publikuar sot emrat e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Përmes një konference për media, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se tashmë është formuar ky komision.
Ai, tha se lista me emrat e anëtarëve të këtij komisioni do t’i niset Qeverisë së Kosovës e pastaj shkon në Kuvend.
“Themelimi i këtij provimit të Jurisprudencës, është themeluar nga kjo ministri e së bashku në departamentin përgjegjës e dorëzojmë në Qeveri, e me pas presim miratim nga Kuvendi i Kosovës, tha ministri Selimi, raporton arbresh.info.
Ai, bëri të ditur emrat e gjithë anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Pjesë e këtij komisioni janë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kreu i Supremes, Enver Peci, kreu i Apelit, Hasan Shala e të tjerë.
“Me këtë janë përzgjedhur Aleksandër Lumezi pyetës i lëndës “E drejta Penale”, dhe zëvendës i tij prokurori Besim Kelmendi, Hasan Shala pyetës i lëndës “E drejta Civile” me zëvendës Rafet Haxha, Nebojsha Boriciq pyetës i lëndës “E drejta Tregtare” me zëvendës gjyqtari Mahir Tutuli, Aferdita Bytyqi pyetsje e lëndës “E drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor, bazat e sistemit evropian dhe të drejtat e njeriut” me zëvendësues Qerim Fazliu, si dhe Enver Peci pyetësi i lëndës “E drejta e punës dhe e drejta administrative” me zëvendsues Shqipe Qerimi”, tha ministri Selimi.
Në ligjin 04/ L-141, Këta personat të përzgjedhur do të kenë mandat 2 vjeçar.
Selimi tha se me Ligjin e ri për provimin e jurisprudencës që filloi të zbatohet nga janari i këtij viti rregullohen kushtet dhe procedura e dhënies së provimit të jurisprudencës./arbresh.info/
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...